Saturday, July 27, 2024

Mosbesim mes fraksioneve të regjimit iranian mbi marrëdhëniet me Rusinë

E hënë, 13 Mars 2017

NCRI – Sekretari dhe Ish-Zëdhënësi i qeverisë Mohammad Khatami, Abdollah Ramezanzadeh, i afërt me Hassan Rouhanin, ka shprehur shqetësim lidhur me izolimin rajonal dhe ndërkombëtar të regjimit.

Në një intervistë në faqen e internetit të diplomacisë iraniane më 10 mars, Abdollah Ramezanzadeh tha: “I trembem rusëve. Nuk besoj në atë që shpallin në lidhje me qëndrimin e tyre. Së pari, rusët nuk kanë një politikë afatgjatë në rajon, dhe duke qenë se gjendja e tyre ekonomike nuk është e qëndrueshme, ata e ndryshojnë qëndrimin vazhdimisht dhe drejtohen andej ku gjejnë interesa ekonomike afatshkurtra.

Së dyti, duke pasur parasysh historinë e marrëdhënieve të Turqisë me Rusinë, rusët nuk do t’i përmbahen qëndrimit të tyre, unë nuk shoh ndonjë politikë ndërtimi koalicioni nga ana e rusëve.

Në përgjigje të pyetjes se sa të besueshëm mund të jenë rusët në këto konflikte rajonale, Abdollah Ramezanzadeh tha: “Rusët e eliminuan totalisht Iranin në rezolutën e Këshillit të