Iran: Mijëra njerëz të plaçkitur manifestuan duke bërtitur «Vdekje represionit», «Drejtësi, drejtësi» dhe «Rouhani, turp!»

297

Të dielën, më 15 tetor, mijëra njerëz, pronat e të cilëve u plaçkitën nga institucionet e lidhura me Gardën Revolucionare (IRGC) dhe organe të tjera represive, u mblodhën në rrugët qendrore të Teheranit dhe shprehën zemërimin dhe urrejtjen për shtypjen e sundimit fetar iranian. Caspik, Padideh Shandiz dhe Alborz Iranian (Arman),

Pardisban dhe institucione të tjera janë themeluar vitet e fundit nga IRGC, Pushteti gjyqësor dhe SSF (Forca e Sigurisë Shtetërore) nën maskën e ndërmarrjeve kooperative dhe bankave në rrjet në qytete në mbarë Iranin. Ata mblodhën dhe plaçkitën pasuritë e njerëzve nga sfera të ndryshme të shoqërisë.

Përveç depozituesve të Teheranit, protestuesit kanë ardhur në Teheran nga qytete të tjera si Mashhad, Rasht, Ardebil, Kerman dhe Ahvaz. Teksa ishin të mbledhur në Pasteur Street, ku ndodhet zyra e presidentit të regjimit iranian, ata kënduan slogane që dënonin plaçkitjen e pronës së tyre nga organet qeveritare.