E martë, 17 tetor 2017 01:45
Stafi i NCRI
Vendimi i Donald Trumpit, të premten, për të mos certifikuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, duhet të shihet si shenjë solidariti me popullin iranian, sipas një eksperti të shquar iranian për të drejtat e njeriut.
Heshmat Alavi analizoi situatën për Al Arabiya, duke vënë në dukje se kjo paraqet një kthesë të madhe në politikën amerikane ndaj Iranit, edhe pse ende nuk e dimë saktësisht se çfarë do të bëjë Kongresi ndaj Iranit. Kjo mund të jetë hera e parë që nga grushti i shtetit i mbështetur nga CIA në vitin 1953 gjatë presidencës së Dwight D.
Eisenhower-it, që një President i SHBA nuk e mbështet regjimin në pushtet kundër popullit të vet.
Alavi shkroi: “Trumpi, sidoqoftë, për herë të dytë në më pak se një muaj ka shprehur solidaritetin e tij me popullin iranian. Irani ka shkelur vetë frymën e marrëveshjes, të njohur formalisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), dhe krejt marrëveshja është kundër interesave të sigurisë kombëtare të SHBA, sipas Trumpit.
Ky lajm u mirëprit nga koalicioni i Rezistencës iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i cili ishte i pari që nxorri në dritë ambiciet bërthamore të regjimit iranian në 2002.
Presidentja e NCRI, Maryam Rajavi, tha se politika e re amerikane që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut, mohon “financimin e regjimit iranian dhe sidomos të Trupave të Gardës Islamike Revolucionare (IRGC) për aktivitetet e saj të keqdashëse” dhe kundërshton “aktivitetet e IRGC që plaçkisin pasurinë e popullit iranian “, ka qenë urgjentisht e nevojshme.
Ajo shtoi: “[njohja nga ana e Trump-it se regjimi] shtyp popullin e tij, shkel të drejtat e tij, eksporton dhunën, destabilizon fqinjët e tij dhe sponsorizon terrorizmin jashtë vendit [është njohje e paligjshmërisë së tij]”.
Opozita iraniane nuk ishte e vetmja që festonte; Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini të gjithë shprehën mbështetjen e tyre për mos certifikimin. Kjo është në përputhje me konferencën e prillit të Riadit ku Trump u bëri thirrje vendeve të tjera në Lindjen e Mesme që të njohin kërcënimin e regjimit iranian dhe të ndërmarrin veprime kundër tij.
Megjithatë, ka një palë që nuk ka reaguar pozitivisht. Regjimi dhe lobet e tij jashtë vendit.
Alavi shkruante: “Fjalët e Presidentit iranian Hassan Rouhani përshkruan goditjen shkatërruese të ndjerë nga regjimi në tërësi, duke përdorur komente krejtësisht joortodokse dhe jodiplomatike për një president … Ky është një tregues tjetër se si Teherani ka nevojë që JCPOA të mbetet e paprekur dhe se si deklaratat e Trumpit se ka autoritetin për të dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja i kanë vënë zyrtarët e lartë iranianë mbi gjemba. “