Egjipt: Deklarata e Presidentit të SHBA në përputhje me shqetësimet ndaj regjimit të Iranit

380

NCRI – Egjipti tha të shtunën se po ndjek me shqetësim njoftimin e strategjisë së re amerikane ndaj Iranit. Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftimi i SHBA është në përputhje me shqetësimet e Egjiptit ndaj politikave të Iranit.

Raportoi të dielën, më 15 tetor, e përditshmja Daily News e Egjiptit dhe vazhdoi:

Politikat iraniane shkaktojnë paqëndrueshmëri, duke ndikuar në sigurinë kombëtare të rajonit arab, lexohet në deklaratë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ahmed Abu Zaid theksoi se “siguria kombëtare e shteteve të Gjirit Arab është një zgjerim i sigurisë kombëtare të Egjiptit”.