Të martën, më 1 maj, mijëra punëtorë, pensionistë dhe njerëz të tjerë të privuar u mblodhën dhe marshuan përpara Majlisit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe në shenjë proteste për kushtet e tyre të mjerueshme të jetesës. Ata thërrisnin: “Punëtorët e arrestuar duhet të lirohen”; “Buka, strehimi dhe liria janë e drejta jonë absolute”; “Paga astronomike dhe mjerim publik”; “Sigurimi social është e drejta jonë absolute”; “Punëtor, mësues, student; Bashkohuni, Bashkohuni “.
Punëtorët mbanin pankarta ku lexohej: “Punëtorët ende nuk kanë ushqim për të ngrënë “; “Kontrata e përkohshme është skllavëria e punëtorit”. Njëri prej punëtorëve mbante një pankartë të madhe ku thuhej: “Oh, ministër miliarder! Unë kam dyzet muaj pa blerë mish”.
Forcat represive sulmuan tubimin e punëtorëve përpara Majlisit dhe një numër protestuesish u arrestuan.
Ndërkohë, një turmë e madhe punëtorësh u mblodhën në Shtëpinë e Punëtorëve të regjimit në Teheran për të shprehur protestën e tyre duke kënduar “Vdekje shtypësve dhe rrofshin
punëtorët”. Një nga parulla e mbajtura nga punonjësit thoshte: “Sigurimi social është e drejta absolute e punëtorit”; “Ne paralajmërojmë Ministrin e Shëndetësisë të braktisë fondin e punëtorëve – punëtorët dhe pensionistët e Pakdashtit.”
Punëtorët, tregtarët dhe dyqanxhinjtë e Banehit vazhduan grevën e tyre për ditën e 17-të në shenjë proteste për bllokimin e kalimeve kufitare dhe rritjen e tarifave doganore.