- Dokumentet e Iranit tregojnë se marrëveshja bërthamore ‘është ndërtuar mbi gënjeshtra’
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë marrëveshja bërthamore me Iranin ishte “e ndërtuar mbi gënjeshtra”, pasi Izraeli pretendoi të kishte dëshmi për një program të fshehtë të armëve bërthamore iraniane.
Ai tha se kjo tregoi se marrëveshja me Iranin dhe gjashtë fuqitë botërore në vitin 2015 ishte bazuar në mashtrime dhe jo në vullnetin e mirë.
Presidenti Trump ka shprehur me kohë dëshirën e tij për ta braktisur marrëveshjen dhe duhet të marrë një vendimi në javët e ardhshme.
- Irani shkatërron varrezat masive të të ekzekutuarve në vitin 1988
DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe: Irani po shkatërron ose po rindërton në vendet e varreve masive ku janë të ekzekutuarit e një spastrimi lufte në vitin 1988, ku u vranë rreth 5.000 njerëz, thotë një raport i publikuar të hënën.
Raporti i përbashkët i grupit me bazë në Londër, Drejtësi për Iranin dhe Amnesty International, tërheq vëmendjen përsëri mbi ekzekutimet masive të kryera rreth 30 vjet më parë, që ndodhi në fund të luftës së përgjakshme të Iranit me Irakun.
- Regjimi iranian u thotë ISP-ve të bllokojnë Telegramin
Zyrtarët iranianë u kanë bërë thirrje ISP-ve që të bllokojnë si versionin mobile edhe desktop të Telegramit në vend. Po ashtu thuhet se ISP-të po udhëzohen të bllokojnë shërbimin e mesazheve në një mënyrë që të mos mund të anashkalohet nga një VPN. Reuters njofton se në faqjen e internetit të gjyqësorit të Iranit, Mizan, duke cituar një urdhër të gjykatës, thuhej, “Të gjithë ofruesit e internetit në Iran duhet të ndërmarrin hapa për të bllokuar faqen e internetit dhe aplikacionin e Telegramit që nga 30 prilli.” Po ashtu thoshte se Telegrami kishte kërcënuar sigurinë e vendit përmes “propagandës kundër institucioneve, aktiviteteve terroriste, përhapjes së gënjeshtrave për të nxitur opinionin publik, protestave anti-qeveritare dhe pornografisë”.
- Regjimi iranian konfirmon arrestimin e profesorit britaniko-iranian
Një akademik britaniko-iranian është arrestuar në Iran me akuza lidhur me sigurinë, që vendi i ka konfirmuar.
Abbas Edalat, profesor në shkencat kompjuterike dhe matematikë në Imperial College London, u arrestua më 15 prill, pasi u ndalua nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI).
Profesor Edalat është themeluesi i fushatës kundër sanksioneve dhe ndërhyrjeve ushtarake në Iran, një grup proteste kundër luftës.