Saturday, September 7, 2024

Iran: Komploti i Parandaluar Terrorist në Europë

 

Më 8 gusht, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), opozita kryesore ndaj regjimit iranian, foli në një konferencë për shtyp rreth komplotit të fundit terrorist që u parandalua nga autoritetet në Europë.

Më 30 qershor, autoritetet në Belgjikë arrestuan një çift belgo-iranian që posedonte 500 gramë TAPT – një lloj eksplozivi i parapëlqyer për terroristët – si dhe një pajisje detonuese. Çifti ishte rrugës për në tubimin “Free Iran” jashtë Parisit.

Tubimi “Free Iran” është një eveniment i përvitshëm në të cilin dhjetëra mijëra iranianë nga e gjithë bota shkojnë për të dëgjuar fjalimet e dhjetëra politikanëve, zyrtarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut, parlamentarëve, e kështu me rradhë. Ky tubim është në mbështetje të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe çifti i arrestuar pretendonin sikur ishin mbështetës.

Ditën tjetër, Assadollah Assadi u arrestua nga autoritetet gjermane. Ai ishte rrugës për në Austri (ku ka imunitet diplomatik). Atëherë u shpall se ai e kishte urdhëruar çiftin të realizonte sulmin terrorist afër Parisit dhe u kishte dhënë bombën.

Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI, Mohammad Mohaddessin, ka prezantuar gjetjet e hetimit mbi veprimtaritë terroriste dhe përfshirjen e inteligjencës së regjimit iranian. Ai tha që Assadollah Assadi, një konsullor i tretë në ambasadën e regjimit iranian në Vienë, është agjent i huaj që punon për MOIS – Ministria e Inteligjencës e regjimit iranian. Mohaddessin shpjegoi se Rezistenca Iraniane ka zbuluar se Assadi ishte agjenti më i rëndësishëm i MOIS në Europë dhe ka shumë eksperiencë me shpërthime, shembje, gjurmime dhe mbledhje informatash.

Rezistenca zbuloi se ai ishte trajnuar rreth eksplozivëve gjatë luftës Iran-Irak dhe më pas është bërë pjesë e MOIS. Ai kishte për detyrë të arrestonte dhe të shtypte opozitën politike dhe pasi u ngrit në rang, filloi të përfshihej në komplote terroriste.

Ai ishte sekretar i tretë i ambasadës së regjimit iranian në Baghdad në 2004 ku mblidhte informata dhe punonte kundër PMOI, anëtarët e së cilës ishin në Kampin Ashraf. Ai ishte i përfshirë në bombardime, rrëmbime dhe sulme terroriste gjatë kohës së tij në Irak.

MEK nxori një deklaratë në vitin 2008 ku thuhej se Assadi është agjent i MOIS në ambasadë. Në Vienë, Assadi ishte konsullar i tretë në ambasadën e regjimit, si dhe kreu i inteligjencës së regjimit në Austri. Ai punonte nga afër me agjentë të tjerë të MOIS në Gjermani dhe Francë.

Mohaddessin shpjegoi se Assadi është nën komandën e Amiri Moghdam – një ish-anëtar i IRGC dhe tani një nga anëtarët më të lartë të MOIS. Moghadam ishte direkt përgjegjës për operacionin dhe ishte ai që ia dha urdhrin Assadi-t. 

Rezistenca ka mundur të zbulojë se Këshilli Suprem Kombëtar i Sigurisë ka marrë vendimin për sulmin mbi tubimin Free Iran në janar të këtij viti. Vendimi është miratuar nga Lideri Suprem Ali Khamenei.

Dhe në fund, Mohaddessin tha se regjimi iranian po planifikon të mos i lejojë autoritetet gjermane që ta çojnë Assadi-n në Belgjikë. Por përkundrazi, po planifikojnë që ai të dërgohet në Austri, nga ku mund të kthehet përsëri në Iran.