Përgjigjja e regjimit iranian ndaj protestave paqësore që u përhapën në mbarë Iranin gjatë javës së shkuar, ishte arrestimi masiv.
Në një letër me datën 8 gusht, 2018, Amnesty International i bën thirrje autoriteteve iraniane që të lirojnë çdo individ të arrestuar vetëm për pjesëmarrje paqësore në protesta. Ata u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve që të ndërmarrin një hetim të menjëhershëm, të paanshëm, dhe të pavarur mbi vrasjen e një protestuesi në Karaj, në veri-perëndim të kryeqytetit, Teheran, më 3 gusht 2018.
Amnesty i nxiti gjithashtu autoritetet që t’i mbrojnë të gjithë të arrestuarit nga tortura apo çdo keqtrajtim tjetër, si dhe të zbardhin fatin dhe vendndodhjen e dhjetra të ndaluarve për të cilët nuk është dëgjuar gjë që nga arrestimet.