Një grup punëtorësh të hekurudhave ne Iran ka nxjerrë një deklaratë që thotë se punëtorët do ta vazhdojnë grevën derisa t’u plotësohen kërkesat.
Punëtorët e hekurudhave kanë qenë në grevë në mbarë Iranin që nga 20 korriku, në qytete si Arak, Azarbaijan, Isfahan, Khorasan, Lorestan, dhe Zanjan, duke kërkuar rrogat e tyre të papaguara për dy muaj.
Deklarata bën kërkesë që t’u paguhen rrogat disa mijëra punëtorëve, të cilët kanë për detyrë të mirëmbajnë hekurudhat e vendit. Ata kanë kërkuar gjithashtu kontrata të përhershme, ndaljen e menjëshershme të pushimeve nga puna, benefitet e sigurimit, të drejtën për të formuar një union, si dhe të drejtën për të protestuar.