Saturday, July 27, 2024

IRAN: Ish-komandanti i IRGC paralajmëron rënien e regjimit

E enjte, 02 Mars 2017

 NCRI – Mohsen Rezaee, ish komandanti i Gardës Revolucionare dhe sekretari i Këshillit të Përshtatshmërisë dhe përsëri Sekretari aktual në detyrë i Këshillit të Përshtatshmërisë paralajmëroi se korrupsioni dhe joefikasiteti i regjimit klerikal po veprojnë si bombë që mund të shkaktojë rënien e regjimit iranian. Sipas një raporti të lajmeve nga Tasnim News Agency’  e e afërt me forcën terroriste Quds, “më 27 shkurt, në qytetin e Lanjanit në provincën qendrore të Isfahanit.

Duke iu drejtuar zyrtarëve të regjimit, duke iu kujtuar rënien e dinastive Safavid dhe Qajar në të kaluarën tha:

“Është e mundshme që një regjim të rrëzohet nga brenda, ndërkohë që ka një imazh të fortë jashtë”, ​​paralajmëroi ai.

Ai shtoi: “Irani po progresonte gjatë periudhës Safavid, por u rrëzua nga brenda, në fund të epokës së tyre.”

“Mos efikasiteti, korrupsioni, dhe devijimet brenda Iranit po veprojnë si bomba, nga të cilat do të shteremi nga brenda po të mos luftojmë kundër tyre”, shtoi Rezaee.