E Premte, 03 mars 2017
NCRI – Më shumë se një javë pas Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe tri ditë pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite në Bagdad, zyrtarët dhe media e regjimit iranian vazhdojnë të shprehin shqetësim mbi rritjen e izolimit rajonal të regjimit.
Duke e pranuar izolimin rajonal të regjimit, zv presidenti i Hassan Rouhanit ‘Eshaq Xhehangiri’, tha lidhur me këtë, “Për fat të keq, marrëdhëniet tona me shtetet e Gjirit Persik janë bërë disi të ftohta dhe shqetësuese. “
Një ditë para deklaratave të zv presidentit të Rouhanit, Aftab-e-Yazd, një gazetë e afërt me grupin e Rouhanit, e konsideroi komentin e Kayhanit mbi vizitën e Ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite në Irak, si “optimist”, duke shkruar “Sauditët aktualisht nuk janë në pozita për të kërkuar uljen e tensioneve me Iranin pa kërkuar koncesione të konsiderueshme. Nga ana tjetër, duke e vendosur vizitën e Adel al-Jubeir në kontekstin e zhvillimeve të fundit dhe përveç komenteve të tij kritike veçanërisht ato të bëra në Konferencën e Mynihut, ky këndvështrim optimist zhduket shpejt para syve tanë “.