Që kur Departamenti amerikan i Shtetiti shpalli vitin e shkuar se priste që të gjitha vendet e huaja t’i reduktonin në zero importet e naftës iraniane, të ardhurat e Iranit nga nafta kanë marrë të tatëpjetën. Më herët këtë javë u shpall se eksportet e naftës krudo të këtij vendi janë në pikën më të ulët që kanë arritur ndonjëherë brenda këtij vit.
Pritet që SHBA të marrë masa të mëtejshme kundër transportit iranian të naftës në maj dhe duket se blerësit po përgatiten për këtë duke i ndërprerë blerjet e tyre.
Kufizimet e naftës që SHBA vuri nëntorin e shkuar pasi doli nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) i kanë reduktuar tashmë në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat e Iranit nga nafta.
Në javët e shkuara, duket se Irani po eksporton mesatarish më pak se 1 milion fuçi në ditë (bpd). Kjo është edhe më pak sesa shifra prej 1.1 milion bpd që ishte parashikuar.
Administrata Trump ka thënë më parë se ka për qëllim t’i reduktojë eksportet e Iranit në më pak se 1 milion bpd duke nisur nga muaji që vjen. Deri tani është në rrugën e duhur për ta arritur këtë qëllim. Në mënyrë që të garantonte që çmimet e naftës të mos rriteshin në mënyrë drastike, Uashingtoni bëri lëshime për një numër vendesh. Japonia, Kina, Taivani, India, Korea e Jugut, Turqia, Italia dhe Greqia janë lejuar të vazhdojnë të blejnë naftë iraniane, edhe pse me kufizime. Muajin tjetër, Uashingtoni pa dyshim do të presë që këto kufizime të shtrëngohen edhe më shumë.
Trump e ka ngritur zërin lidhur me sjelljen luftarake të regjimit dhe kërcënimin që ajo përbën për komunitetin ndërkombëtar, dhe sidomos për Lindjen e Mesme. Ai e ka identifikuar Iranin si kërcënimi numër një për paqen dhe sigurinë në rajon dhe e ka emërtuar si sponsori shtetëror më i madh në botë i terrorizmit.
Javën e shkuar, Presidenti ameirkan shpalli se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit do të etiketohet si organizatë e huaj terroriste (FTO) – një etiketim që ka qenë i justifikuar për një kohë të gjatë. Ndonëse kjo është një lëvizje madhore – është hera e parë që një qeveri amerikane etiketon ushtrinë e një vendi tjetër si një FTO – është një lëvizje të cilën populli i Iranit e mirëpret dhe e vlerëson.