Saturday, September 7, 2024

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 18 Prill 2019

  • Ish-Gjenerali Thotë IRGC Kanë Qenë në Bosnjë të Maskuar si Punëtorë të Ndihmës

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Regjimit Iranian, më 17 prill, mohoi vërtetësinë e komenteve të bëra nga një prej ish-gjeneralëve të tij, i cili pretendon se ka veshur uniformën e Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për “qëllime ushtarake” gjatë luftës civile në Bosnjë.

Saeed Qassemi, një gjeneral i IRGC-së tashmë në pension, më 14 prill tha se kishte shkuar në Bosnjë në vitet 1990 për të trajnuar luftëtarët myslimanë boshnjakë kundër serbëve ndërkohë që mbante veshur uniformën e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit.

Komentet e Qassemi-t vijnë vetëm pak ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit e listoi IRGC-në si “Organizatë të Huaj Terroriste,” duke e akuzuar se mbështet grupe militante nëpër botë.

  • Boksierja Iraniane Anullon Rikthimin në Vendin e Saj Pas Daljes së Urdhër Arrestit

Gruaja e parë iraniane që merr pjesë në një ndeshje zyrtare boksi i ka anulluar planet për t’u kthyer në shtëpi pas daljes së një urdhër arresti për të në Teheran, tha përfaqësuesja e saj të mërkurën, ndërsa autoritetet iraniane e mohuan këtë.

Sadaf Khadem fitoi kundër një boksiereje franceze, Anne Chauvin, në ndeshjen që u zhvillua në Francën perëndimore të shtunën.

Përfaqësuesja e saj, Clara Dallay, tha për Reuters se autoritetet kishin nxjerrë një urdhër arrest kundër saj dhe organizatorit të ndeshjes, Mahyar Monshipour.