NCRI – Më pak se dy javë përpara afatit të çertifikimit nga SHBA, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka pranuar se agjencia e tij tani nuk është në gjendje të verifikojë pajtimin e Iranit me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Yukiya Amano tha, se IAEA thjesht nuk ka mjetet për të garantuar, që regjimi iranian nuk është i angazhuar në aktivitetet bërthamore të cilat janë të ndaluara sipas seksionit T të aneksit I të marrëveshjes bërthamore, duke përfshirë krijimin e simulimeve kompjuterike të shpërthimeve bërthamore dhe dizajnimin e sistemeve shpërthyese në shumë vende.
Ai tha: “Në seksione të tjera, për shembull, Irani ka marrë përsipër të paraqesë deklaratat, t’i ushtrojë aktivitetet e tyre nën masa mbrojtëse ose të sigurojë akses nga ne. Por në Seksionin T unë nuk shoh ndonjë (angazhim të tillë). “
Ky zbulim, i cili nuk është aspak tronditës për ata që kanë ndjekur me vëmendje lajmin për marrëveshjen, duhet t’i japi Donald Trump gjithë nxitjen që i nevojitet, për të deçertifikuar pajtimin e Iranit me marrëveshjen bërthamore më 15 tetor.