Të drejtat e njeriut në Iran në qendrën e vemendjes në ‘Place de La Bastille’ në Paris

458

 NCRI – Të premten më 29 shtator, sheshi historik i Bastille në Paris – Francë, u bë dëshmimtar i shfaqjes së një grumbulli këpucësh dhe tufash me lule që simbolizonin 30,000 të burgosur politikë të ekzekutuar në vitin 1988 në Iran.

U shfaqën fotografi, emra dhe disa shpjegime të shkurtra rreth jetës së dhjetëra mijërave burrave dhe grave të guximshme, që u shkatërruan nga një dekret i Khomeinit, një nga diktatorët më brutalë të shekullit të 20-të. “Shtypini jobesimtarët me dhunën më të madhe … Të gjithë ata të burgosur që këmbëngulin në hipokrizinë e tyre dënohen me vdekje, sepse janë në luftë me Zotin “, shkruante ai në dekretin e tij fetar.

Vrasjet janë përshkruar nga FIDH dhe Amnesty International si një “krim kundër njerëzimit”, i cili ka mbetur i pandëshkuar. Në raportin e saj të fundit për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Asma Jahangir, Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, këmbënguli që “familjet e viktimave kanë të drejtë të dinë të vërtetën mbi fatin e të afërmve të tyre dhe të ndërmarrin veprime ligjore “.