NCRI – Në maj të këtij viti, Hassan Jafari Hatam, burri i të burgosurës politike Maryam Akbari Monfared, u thirr në Teheran për tu marrë në pyetje. Ai nuk ishte në dijeni se pse ishte thirrur, por gjithsesi shkoi në Ministrinë e Inteligjencës.
Kur mbërriti atje, ai u keqtrajtua dhe zyrtarët i thane, se dënimi i gruas së tij do të shtyhej dhe për tre vjet të tjera. Ata i shpjeguan Hassanit, se arsyeja e shtyrjes së dënimit ishte se gruaja e tij po shkruante letra të hapura nga burgu, për vëllezërit e motrat e saj dhe dhjetëra mijëra të burgosur të tjerë politikë, të cilët u vranë gjatë masakrës së vitit 1988.
Vitin e kaluar, Maryam paraqiti një ankesë formale duke bërë thirrje për një hetim mbi masakrën e vitit 1988 dhe që atëherë ka shkruar disa letra të hapura.
Amnesty International publikoi të hënën një njoftim të përditësuar për veprim urgjent në lidhje me rastin e saj, duke thënë se ajo ishte kërcënuar me zgjatjen e dënimit, pasi ajo po kërkon drejtësi për masakrën e paligjshme të vitit 1988.
Deklarata e Amnesty International vuri në dukje, se ankesa zyrtare e Maryam nuk është përpunuar dhe si dënim autoritetet i kanë mohuar vizitat urgjente mjekësore, që janë thelbësore për trajtimin e problemeve të saj me tiroidet dhe me artritin rheumatoid, që po i jep dhimbje të forta.