Gjermania dënon me burgim agjentin e inteligjences së IRGC të regjimit iranian

450

E hënë, 27 mars, 2017

NCRI – Një pakistanez u dënua të hënën në Gjermani për spiunazh për Iranin në kërkim të objektivave të mundshëm sulmi për Gardën Revolucionare.

I pandehuri, 31-vjeçari Mustufa Haidar Syed-Naqfi, u dënua me katër vjet e tre muaj burgim “pasi punonte për një shërbim të fshehtë të huaj”, tha një zëdhënëse e gjykatës së lartë të Berlinit. Raportoi “Gulf Times” më 27 mars 2017.

Gjykata zbuloi se kishte spiunuar “kundër Gjermanisë dhe një anëtareje tjetër të NATO-s”, Francës, për Forcën Quds, dega e operacioneve jashtë vendit e  Gardës Revolucionare.