Prezantim i librit: “Hetim mbi ekzekutimet masive të vitit 1988 në Iran”

434

E martë, 28 mars 2017

 

NCRI – Në një konferencë për shtyp të mbajtur në marzh të sesionit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Z. Taher Boumedra, ish-shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së në Irak, dhe një ekip i juristëve folën mbi masakrën e të burgosurve politikë në Iran në verën e 1988.

  1. Boumedra shoqërohej nga Znj. Azade Zabeti, deputete e komitetit të avokatëve iranian në Mbretërinë e Bashkuar, dhe Farzad Madadzadeh, ish i burgosur politik nga Irani.

Ata u dhanë një raport gazetarëve dhe korrespondentëve të ndryshëm në lidhje me masakrën e 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988.

Ky raport 360 faqësh shtjellon historinë e ekzekutimeve politike në Iran në dekadën e viteve ‘80, paraqet dokumenta të rëndësishme në lidhje me masakrën e 1988 të kryer nën urdhrat e lëshuara nga themeluesi regjimi iranian Ruhollah Khomeini, intervista me dëshmitarët e masakrës, përmend emrat e autorëve që ishin pas kësaj masakre, jep imazhe dhe lista të varrezave masive të gjetura në të gjithë vendin ku  janë varrosur viktimat, si dhe dokumente të tjera ndërkombëtare relevante.