E hënë, 27 mars, 2017
NCRI – Gerard Deprez-it, iu dha çmimi i Vitit 2017 i Anëtarëve të Parlamentit Evropian për drejtësinë dhe liritë civile. Z. Deprez është anëtar i Parlamentit Evropian dhe ministër në qeverinë e Belgjikës, e cila aktualisht mban presidencën e Ndërgrupit të “Miqve të një Irani të Lirë “ të përbërë nga më shumë se 200 përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane, si dhe grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian.
Çmimi është dhënë nga revista e Parlamentit në një ceremoni të mbajtur të mërkurën më 22 mars në Bruksel.
Fitorja e Deprez-it gjatë ceremonisë së çmimeve u njoftua nga znj Roberta Bonazzi, themeluesja dhe presidentja e Fondacionit Evropian për Demokraci, e cila pasi e përgëzoi tha “Kam nderin të shpall z Deprez si fitues të çmimit MEP 2017 për drejtësinë dhe liritë civile. Ka sfida të mëdha përpara për të parandaluar ekstremizmin. “