Giuliani: Ndryshimi i Regjimit në Iran Është Shumë i Afërt

594

 Ish Kryetari i Bashkisë së New York-ut dhe aleati i Donald Trump, Rudy Giuliani foli me pasion në Mbledhjen Free Iran në Paris të shtunën, duke shprehur mbështetjen e tij për Rezistencën Iranine dhe besimin e tij se administrata aktuale e SHBA është e përkushtuar ndaj ndryshimit të regjimit në Iran.

Giuliani shpjegoi se ndryshimi i regjimit në Iran duket në horizont më shumë tani se kurrë më parë, gjë që është e dukshme nga lëvizja e vazhdueshme e protestave e përhapur në mbi 142 qytete në janar.

Ai tha: “Kur [njerëzit dalin në rrugë] dhe pavarësisht se sa shumë i shtypin, se sa shumë i rrahin, pavarësisht se sa i arrestojnë, pavarësisht se sa prej tyre vriten, ata vazhdojnë të shtohen gjithnjë e më shumë me numra që tani kërcënojnë të përmbysin regjimin. Kur kjo ndodh, atëherë liria është shumë e afërt.”

Ai shpjegoi gjithashtu se ndryshe nga ndryshimet e mëpërparshme të regjimit të cilat kanë çuar në luftë civile apo konflikte të brendshme, kjo lëvizje ka një qeveri në pritje, në formën e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe presidentes së tij Maryam Rajavi, e cila do ta manovrojë vendin gjatë ndryshimit të regjimit dhe do ta stabilizojë kombin ndaj problemeve të tilla.

Ai tha: “Nuk po zëvendësojmë një qeveri me një qeveri tjetër që nuk e njohim. Ju keni një alternativë. Keni një alternativë që është e ndërtuar mbi një themel të fortë me 12 parime. Demokraci, të drejta njerëzore, një Iran jo-bërthamor, ndarja e fesë nga shteti, dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe të të gjitha minoriteteve. O Zot, kjo tingëllon si një demokraci në plot kuptimin e saj. Kjo është ajo çfarë përfaqëson NCRI. Kjo është ajo çfarë përfaqëson Madamë Rajavi, dhe për këtë kanë vdekur martirët tuaj.”

Ai e përfundoi fjalimin duke shprehur mbështetjen që vitin tjetër, mbledhja Free Iran të mbahet në një Iran të lirë.