Sunday, January 29, 2023

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 5 Korrik, 2018.

  • Diplomati i regjimit iranian i arrestuar në Gjermani do të dërgohet në Belgjikë

4 korrik, 2018 – Diplomati iranian i arrestuar në shtetin gjerman të Bavarisë do të transferohet në Belgjikë, sipas Deutsche Ëelle Persian që citon zyrën e prokurorit në shtetin Bamberg të Gjermanisë. Ky entitet nuk lejohet të japë më shumë informacion mbi këtë temë, sipas tryezës së marrëdhënieve publike të zyrës së prokurorit të Bamberg.

Asdollah Assadi, 47, ësthë një diplomat iranian në Ambasadën e Teheranit në Vienë, sipas zyrës së prokurorit të Brukselit, dhe do të transferohet në Belgjikë në vijim të arrestimit të tij në Gjermani.

  • Garda e Iranit kërcënon se do të bllokojë transportet e naftës në Gjirin Persik

Një komandant i Gardës Revolucionare Iraniane tha të mërkurën se Teherani do t’i bllokojë transportet e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë shitjet e naftës iraniane.

“Nëse ata duan të ndalojnë eksportet e naftës iraniane, ne nuk do të lejojmë asnjë transport nafte të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit,” citohet të ketë thënë Ismail Koësari nga Klubi i Gazetarëve të Rinj.

  • Katër gra dervishe dënohen secila me pesë vjet burg

Katër gra dervishe të arrestuara në Burgun Qarchak (a.k.a. Shahr-e Ray) në Varamin janë dënuar me 20 vjet burgim me akuzën e “bashkëpunim për të cënuar sigurinë kombëtare.” Gjykata Revolucionare dënoi Nazilla Noori, Avisha Jalaleddin, Sima Entessari dhe Shima Entessari, secilën me pesë vjet burg.

  • Gjinekologet femra dolën në protestë në Teheran

Gratë gjinekologe mbajtën një protestë në Teheran të martën, 3 korrik, 2018. Pjesëmarrëset ishin mbledhur nga qytete të ndryshme iraniane. Në të njëjtën ditë, studentët që aplikojnë për studime si ndihmës mjekë apo dentistë dolën gjithashtu në protestë.

Në Teheran, mbi 200 gra gjinekologe dolën në protestë në Teheran kundër promocionit jo-shkencor dhe të detyrueshëm të lindjes natyrale. Protesta u bë jashtë Ndërtesës së Sistemit Mjekësor në Bulevardin e Kargar-it Verior në Teheran.

  • Kriza e ujit në Iran

Iran, 4 korrik, 2018 – Ekspertët e ekonomisë po e përshkruajnë krizën e rëndë të mungesës së ujit në Iran si një nga super sfidat e këtij vendi, duke theksuar gjerësinë dhe rëndësinë e kësaj çështjeje.

Mes 116 vendeve, Irani renditet i katërmbëdhjeti në krizën e ujit.

Provinca Kerman në rajonin jug-qendror të Iranit njihet për fermat e saj të fëstëkut, veçanërisht në qytetet Kerman, Rafsanjan, dhe Sirjan. Prodhimi i fëstëkut ka rënë më shumë se 50 përqind ndërkohë që kjo provincë prodhonte mbi 80 përqind të fëstëkut të Iranit. Llogaritjet tregojnë se prodhimi i fëstëkut në Provincën Kerman do të bjerë në zero në dekadën e ardhshme.

Vetë agjensia e lajmeve Mehr e regjimit raporton se më pak se 40 përqind e 66 rezervuarëve të mëdhenj të Iranit kanë ujë këto ditë. Për më tepër, mbi 80 përqind e ligatinave të vendit janë tharë, duke u bërë burime të stuhive të pluhurit në mbarë vendin.