Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Irani do të “mbahet përgjegjës” për sjelljen e tij të pamatur në Lindjen e Mesme.
Komentet e tij në një konferencë për shtyp në Pentagon erdhën në një kohë kur disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë paralajmërime të reja për politikën e jashtme agresive të Regjimit Iranian, duke përfshirë mbështetjen e tij ndaj rebelëve Houthi në Jemen dhe kërcënimet e tij për ta mbyllur Ngushticën e Hormuzit, si dhe efektin destabilizues që ka në rajon.
Mattis konfirmoi se Irani ishte “paralajmëruar” dhe se SHBA dhe aleatët e saj nuk do ta toleronin “ligësinë e vazhduar” të Iranit në Gjirin Persik.
Ai tha: “[Irani është] elementi më i madh destabilizues në rajonin e Lindjes së Mesme.”
Grabitja e popullit iranian
Ndërkohë, në një event në Uashington, të organizuar nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive, përfaqësuesi special amerikan për Iranin Brian Hook tha se politika e krijimit të kaosit dhe destabilizimit të fqinjëve nga Regjimi, zhvillohet në kurriz të popullit iranian pasi paratë e tyre vidhen për të financuar ushtrinë iraniane dhe grupet e saj proksi.