Forca e milicisë irakiane e afërt me  IRGC e regjimit iranian (PMU), ofron armë për ISIS-in

455

E diel, 05 shkurt 2017

NCRI – Guvernatori i Përgjithshëm i provincës Salahudin të Irakut, Ahmed al-Jubouri të shtunën në 4 shkurt 2017, në një deklaratë bëri të ditur se milicitë e Hashad al-Shaabit të lidhura me regjimin iranian sigurojnë armë dhe municione ushtarake për ISIS-in.

Deklarata thotë: “dokumentet dhe rrëfimet e publikuara tregojnë se një nga komandantët e brigadës 51 të lidhur me Hashad al-Shaabin (PMU) bën kontrabandë armësh me ISIS-in.  Grupi Hashad al-Shaabi jo vetëm siguron ushqim për ISIS-in, por edhe bën kontrabandë armësh për ta. ISIS faktikisht përdor municione ushtarake kontrabandë kundër forcave irakiane të sigurisë.