Vendet Arabe paralajmërojnë për ndërhyrjet e regjimit iranian

402

E diel, 05 shkurt 2017

NCRI – Më 4 shkurt 2017, Asharq al-Awsat News njoftoi për një një takim që u mbajt mes ministrave nga katër vende arabe, Bahreini, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe.

Përfaqësuesit e katër vendeve shprehën shqetësim të thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të regjimit iranian në punët e vendeve arabe. Këto ndërhyrje kanë prishur stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Po ashtu nuk krijojnë asnjëlloj mirëbesimi mes vendeve arabe dhe regjimit iranian.

Komiteti Arab gjithashtu është i shqetësuar për ndërhyrjet e regjimit iranian në Siri, Irak dhe Liban duke qenë se nxisin sektarizmin në rajon. Ky komitet përmendi Rezolutën 2216 të OKB-së që është shkelur nga ana e regjimit iranian, duke i siguruar armë dhe pajisje Houthis-it në Jemen.