Thursday, March 28, 2024

PËRPJEKJET E REGJIMIT IRANIAN PËR TË DEMONIZUAR MUXHAHEDINËT NË SHQIPËRI

Ambasadori i regjimit iranian në Shqipëri, Agjent Zbulimi

Përvoja e 30 viteve të fundit ka treguar se kudo ku ka shkelur regjimi i tmerrshëm i Mullahut në Iran, njerëzit e këtyre vendeve nuk kanë gjetur më paqe, siguri ose qetësi. Shembuj të tillë janë mjaft të dukshëm sot në vende si Siria, Iraku, Jemeni, Libani, dhe …

Regjimi i Republikës Islamike ka masakruar deri më sot mbi 120.000 të burgosur politikë, ku pjesa më e madhe e tyre ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit (OPMI) dhe vazhdon të jetë dhe gjatë këtyre viteve një nga vendet me numrin më të madh të ekzekutimeve në botë për frymë. Ky regjim është dënuar nga 63 rezoluta të Kombeve të Bashkuara të miratuara nga subjekte të ndryshme për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për politikën e tij të shtypjes, torturës dhe ekzekutimet.

Regjimi i Republikës Islamike është financuesi kryesor i eksportimit të terrorizmit dhe fundamentalizmit Islamik në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Konsiderohet sponsori kryesor i sulmeve më të madhe terroriste që po ndodhin në Lindjen e Mesme, Afrikë, Evropë dhe madje dhe në Amerikën e Jugut (në Argjentinë). Ky regjim po ndërmerr vrasje në grup dhe po masakron muslimanët në vende të ndryshme të rajonit sidomos në Siri, Irak, Jemen dhe Liban, dhe po kryen krime kundër njerëzimit ndaj popullit të pafajshëm të Alepos, ku së fundmi janë përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Ky regjim ka vite që kërkon të depërtojë dhe të përhapë frymën e Njësisë Speciale të Gardës Revolucionare (Quds) në vendet e Ballkanit. Më 24 qershor, të vitit 2015, gazetat shqiptare raportuan një bastisje në Prishtinë nën drejtimin e Policisë së Kosovës dhe arrestimin e agjentëve të regjimit iranian në pesë qeliza të ndryshme me natyrë terroriste të lidhura me regjimin iranian. Ata shfrytëzojnë situatën aktuale në Kosovë , si mjet për të depërtuar në këtë rajon.

Për më tepër, diktatura e Mullahut në Iran, duke ndjekur politikën e zotërimit të armëve bërthamore dhe të raketave balistike, ka rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Gjatë tre dekadave të fundit, ky regjim ka qenë burimi më i madh i krizave që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, dhe është dënuar nga të gjitha organet ndërkombëtare, Këshilli i Sigurisë, qeveria e SHBA-ës, Evropa dhe Liga arabe. Prova e fundit e raketave balistike nga regjimi iranian ditën e dielë ishte shkelje e qartë e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe qeveria e SHBA iu kundërpërgjigj me sanksione të reja ndaj Teheranit, dhe u pasua me një paralajmërim të ashpër nga Presidenti i SHBA dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare si dhe u zhvilluan diskutime me dyer të mbyllura nga Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar.

Ambasadori i regjimi iranian në Shqipëri është agjent i Ministrisë iraniane të Inteligjencës, i agjencisë së spiunazhi të Mullahëve. Pasi regjimi iranian nuk mundi të parandalojnë vendimin e guximshëm dhe humanitar të Shqipërisë për pranimin e banorëve të Kampit Liberti në Irak, ai u dërgua në Tiranë me detyrë dëmtimin e marrëdhënieve të vendosura mes OPMI-it dhe qeverisë e popullit shqiptar.

Është interesant fakti që të gjithë drejtuesit e politikës shqiptare, përfshirë këtu zyrtarë aktualë dhe ish-qeveritarë, kanë mirëpritur OPMI në Shqipëri, dhe kanë mbështetur aktivisht praninë e tyre në vend. Ky vendim bujar mori vlerësime nga një numër i madh qeverish dhe organe politike në Evropë dhe SHBA. (Bashkangjitur do të gjeni një kopje të qëndrimeve të mbajtura nga funksionarët e lartë shqiptarë, evropianë dhe amerikanë.)

Mbështetësit e OPMI, të gjendur në qindra qytete në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi, me pak fjalë, në çdo vend ku mundësohen aktivitetet e hapura politike, janë regjistruar në organizata dhe shoqata zyrtare. Këta individë janë elementët më të arsimuar, intelektualë dhe konstruktivë të shoqërisë iraniane, të cilët janë dëbuar nga Irani për shkak të totalitarizmit dhe shtypjes që ekziston në vendin e tyre, dhe e konsiderojnë rezistencën demokratike si shpresë për të ardhmen e Iranit. Më shumë se 110,000 njerëz nga e gjithë bota morën pjesë në tubimin e madh të OPMI në qershor të vitit 2016 në Paris. Një delegacion i madh shqiptar i përbërë nga më shumë se 130 figura të larta politike nga të gjitha partitë shqiptare, deputetë, anëtarë të qeverisë, Orkestra Simfonike e Shqipërisë, drejtues të lëvizjes së grave, shkrimtarë, avokatë, personalitete akademike dhe të tjerët morën pjesë dhe shprehën mbështetje për Rezistencën iraniane dhe OPMI .

Më shumë se 45 parlamente, duke përfshirë Kongresin amerikan, Parlamentin Britanik dhe Asamblenë Kombëtare të Francës kanë shprehur mbështetje për OPMI dhe planin e paraqitur nga Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur nga Këshillit Kombëtar i Rezistencës të Iranit për të ardhmen e Iranit. Për më tepër, më shumë se 4.000 deputetë përfshirë këtu senatorë të njohur amerikanë, dhjetëra mijëra avokatë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, dhjetëra ish-zyrtarë të lartë të administratave të fundit demokrate dhe republikane në SHBA kanë mbështetur Rezistencën iraniane dhe objektivat e saj me një aleancë të paprecedentë bipartizane.

Hassan Nayebagha
Përfaqësuesi i banorëve të Kampit Liberti në Shqipëri