nga NCRI – Zyra Përfaqësuese në SHBA
Emisarët Iranianë të Terrorit shpjegon se si ambasadat dhe diplomatët e Teheranit janë në qendër të planifikimit dhe ekzekutimit të terrorizmit ndërkombëtar kundër disidentëve iranianë, si dhe janë thelbësore për terrorizmin e drejtëpërdrejtë dhe proksi të Teheranit kundër vendeve të tjera. Për t’i arritur këto qëllime,
ambasadat dhe konsullatat e Teheranit shërbejnë si qendra, ndërsa diplomatët e tyre veprojnë si kontrollues e operativë.
Në vitin 2018 u pa një rritje e madhe e komploteve dhe operacioneve të terrorit e spiunazhit të Teheranit në tokën perëndimore, nga Shtetet e Bashkuara tek Franca dhe Shqipëria. Fatmirësisht, këto komplote terroriste u neutralizuan, por shërbyen si thirrje zgjimi për Europën dhe SHBA-në.
Përshkallëzimi i akteve terroriste në 2018-ën kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), të njohur edhe si Mujahedin-e-Khalq-Iran (MEK), dhe koalicionit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) të cilit MEK i përket, është i lidhur direkt me rolin e saj në revoltën e gjerë në rrugët e Iranit.
Ky libër tregon se aktet terroriste të Teheranit nuk janë thjesht produkt i pak elementëve vagabondë, por drejtohen vërtet në nivelet më të larta të regjimit, me autorizimin e vetë Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.
Rritja e terrorit dhe spiunazhit të Teheranit në tokën perëndimore e ka intensifikuar në kryeqytetet perëndimore bisedën mbi nevojën për masa pragmatike, të efektshme dhe pro-aktive për t’iu kundërvënë terrorizmit të regjimit.
Libri tregon se si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) janë partnerë në terrorizëm. Ai argumenton gjithashtu që, si hap i radhës nga etiketimi shumë i vonuar i IRGC-së si Organizatë e Huaj Terroriste (FTO), MOIS të etiketohet gjithashtu në mënyrë të ngjashme nga SHBA dhe nga Europa; diplomatët terroristë të Iranit të përjashtohen; dhe agjentët e shërbimeve iraniane të inteligjencës të ndiqen penalisht dhe/ose të përjashtohen nga SHBA dhe Europa.
Ky libër vjen me gjashtë kapituj dhe përmban dhjetëra foto, grafikë, e tabela, si dhe shënime, dhe është një burim i mirë-dokumentuar për ekzaminimin e aparatit terrorist të regjimit iranian.
I disponueshëm për t’u blerë në Amazon: https://www.amazon.com/Irans-Emissaries-Terror-embassies-espionage/dp/1944942289