Iran: Emrat e 11 të Burgosurve Politikë të Arrestuar në Fund të Prillit dhe në Maj

371

 Thirrje ndërkombëtare për të vizituar burgjet e fashizmit fetar dhe për t’u takuar me të burgosurit politikë

Regjimi i mullahëve, i paaftë për t’u përballur me të rinjtë e irrituar, njësitë e rezistencës dhe këshillet popullore të rezistencës, i frikësuar nga gjendja eksplozive e shoqërisë, i shqetësuar për pasojat futjes së IRGC-së së Khamenei-t në listën e zezë dhe sanksioneve të reja, ka intensifikuar përsëri represionin dhe arrestimet.

Caktimi i krye-ithtarit Raeisi si kryegjyqtar dhe caktimi i Salami-t, Fadavi-t dhe Naghdi-t, tre prej anëtarëve më mizorë të gardës revolucionare, si komandant, zëvendës komandant dhe koordinator të IRGC-së, është pjesë e përpjekjeve të kota të Khamenei-t për ta përmbajtur krizën e rrëzimit të regjimit e cila është përhapur në të gjithë regjimin klerikal.

Transferimi i forcave Hash al-Shabi nga Iraku në zonat e përmbytura, mobilizimi i patrullave të natës dhe i “patrullave të sigurisë së lagjeve”, të quajtura Razavioun, dhe vala e re e arrestimeve në mbarë vendin, veçanërisht mes mbështetësve të PMOI-së, janë pjesë e masave represive të fashizmit fetar për të parandaluar kryengritjet popullore.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, duke theksuar se të burgosurit politikë janë në rrezik torture dhe ekzekutimi apo burgosjeje afat-gjatë, i bëri thirrje përsëri Sekretarit të Përgjithshëm, Komisionerit të Lartë dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara si dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të marrin masa urgjente për lirimin e tyre dhe për caktimin e delegacioneve për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me të burgosurit politikë.