Ekzekutim në rrugë i civilëve në Aleppo nga militantët e regjimit Iranian dhe forcat e Asadit

404

E martë, 13 dhjetor 2016

Ekzekutim në rrugë i civilëve në Aleppo
NCRI – Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe burime të informuara kanë raportuar se forcat e Bashar Asadit dhe aleatët e tyre (militantë të lidhur me regjimin iranian) kanë ekzekutuar të paktën 200 persona në katër rajone të Aleppos Lindore.

Sipas Rrjetit televiziv Al-Hadath, të bazuar në këto raporte, mes të ekzekutuarve është personeli mjekësor i Spitali Al-Hayat në lagjen Classeh në Aleppo. Këta njerëz u ekzekutuan me plumba.
Përveç kësaj, militantët aleatë të regjimit të Asadit kanë djegur të gjallë brutalisht 9 fëmijë dhe 4 gra në lagjen Al- Ferdows në Aleppo.
Kjo megjithë faktin që drejtori i urgjencës (departamentit) të Aleppos thotë se nuk ka mbetur asnjë spital në lindje të qytetit për të ndihmuar të plagosurit.
Aktivistët thonë se shumica e ekzekutime janë kryer nga militantët libanezë të Hezbollahut në rrugë dhe si ekzekutime. Garda Revolucionare e Iranit (IRGC), militantët libanezë të Hezbollahut, si dhe irakianë, pakistanezë dhe afganë shiitë formojnë forcat aleate të regjimit sirian.
Këta aleatët gëzojnë mbështetjen ajrore të Rusisë.
Këto ngjarje përkojnë me përparimin e forcave të regjimit sirian dhe të aleatëve të tyre në rajonet e Lindjes së Aleppos të hënën, 12 dhjetor.
Syrian Human Rights Watch ka raportuar se dhjetëra persona u vranë në Al-Ferdows, Bostan El-Qasr, dhe lagjet Al-Zobediyeh në Aleppo si rezultat i të shtënave ose bombardimeve me artileri.
Forcat e regjimit sirian dhe aleatët e tyre të hënën e kaluar përparuan në lagjen Sheikh Saied të Aleppos dhe rrethuan kundërshtarët në një zonë të vogël rreth katër kilometra katrorë. Në këtë zonë të vogël, ndodhen po ashtu edhe rreth 100 mijë civilë.
Organizata e emergjencës në Siri thotë se trupat kanë mbuluar lagjen e rrethuar të Aleppos Lindore. Përveç kësaj, dhjetëra civilë kanë mbetur nën gërmadha dhe britmat e thirrjet e tyre për ndihmë nuk mund të dëgjohen ndërkohë që nuk ka mundësi (pajisje) për t’i shpëtuar ata.
Gjeneral- Major Zein Saleh, kreu i komitetit të sigurisë të regjimit të Asadit në Aleppo tha: “Luftimet në Aleppo duhet të përfundojnë sa më shpejt. Ka mbetur pak kohë për ta. Ata ose duhet të dorëzohen ose të vdesin”.
Para kësaj, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në një deklaratë se forcat e regjimit sirian kanë fituar kontrollin e më shumë se 95 për qind të Aleppos.