Thursday, March 28, 2024

“Irani, të drejtat e njeriut të lidhura me zinxhirë” Ekspozitë e organizuar në Parlamentin e Kanadasë

E martë, 13 dhjetor 2016
NCRI – Me ftesë të “Shoqatës Irani Demokratik” me rastin e Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, në Sallën Commonwealth të Parlamentit kanadez, të martën, më 6 dhjetor 2016, u organizua një ekspozitë me titull “Irani, të drejtat e njeriut të lidhura me zinxhirë “, në të cilën trajtoheshin çështjet të tilla si gjendja e të drejtave të njeriut në Iran, lëvizja për kërkimin e drejtësisë e populli iranian, masakra e të burgosurve politikë në verën e vitit 1988 dhe kushtet e mjerueshme të të burgosurve të ndërgjegjes.

Në ekspozitë u paraqitën Videoja e masakrës së të burgosurve politikë në verën e vitit 1988, e ndërmarrë nga Khomeini, si dhe dënimi me 15 vjet burg i zonjës Myryam Akbari Monfared i dhënë nga gjyqësori plotësisht i korruptuar dhe kriminal i regjimit të mullahëve për hetimin dhe ankimin e saj në lidhje me masakrën, që u mirëpritën gjerësisht nga deputetët e partive të ndryshme, si dhe një numër këshilltarësh të tyre. Duke kritikuar situatën e rëndë të të drejtave të njeriut në Iran, vizitorët e ekspozitës, shumë prej të cilëve të sapozgjedhur deputetë kanadeze, kërkuan një bashkëpunim më të gjerë për të nxjerrë në dukje gjithnjë e më shumë shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e regjimit iranian, si dhe lirimin e të burgosurve Iran të ndërgjegjes.