Saturday, July 27, 2024

Iran: 43 mijë raste martesa fëmijësh

E mërkurë, 14 dhjetor 2016

NCRI – Të dielën, 11 dhjetor 2016, gazeta shtetërore, Shargh pranoi katastrofën e martesës së fëmijëve në vend. Teksti titullohej “Fëmijët nuk martohen, por tregtohen”. Çështja u diskutua në një seminar formal mbi temën e martesës së fëmijëve.

Gazeta Shargh gjithashtu shkroi: ” Aktualisht 43 mijë nga ata fëmijë që janë martuar janë të moshës 10 deri në 15 vjeç dhe 2 mijë prej tyre janë ndarë ose divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Kjo është vetëm pjesë e një raporti që është paraqitur në seminarin mbi martesën e fëmijëve. Seminari u mbajt në Sallën amfiteatër të Universitetit të Shkencës dhe të Teknologjisë për të hetuar shkaqet dhe pasojat e martesës së fëmijëve në lagjet e margjinalizuara të vendit.
Drejtori i një organizate (njohur si Imam Aliu), Zahra Rahimi shkroi: “në shumicën e këtyre martesave, familja e një vajze e tregton vajzën në këmbim të një shtëpie. Sipas një lajmi të ardhur, një vajzë 10-vjeçare është martuar me një burrë 60-vjeçar në Provincën e Sistanit dhe Baluchestanit. Në këtë martesë, vajza nuk pret që ta duan, por vetëm ka bërë një marrëveshje me burrin për të marrë para”.
Zahra Rahimi shtoi: “Në familjet e margjinalizuara, kur fëmijët fillojnë një jetë martesore, ata përpiqen që të kenë fëmijë për t’i përgatitur ata për punë.”
Pjesëmarrësit e këtij takimi pranuan sinqerisht se numri i martesave të fëmijëve dhe divorceve është rritur me 10 mijë raste në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014.
Një anëtar i Komisionit Gjyqësor dhe Ligjor të Parlamentit iranian gjithashtu tha se 12 deri në 13 mijë fëmijë u martuan jozyrtarisht pa asnjë regjistrim në zyra. Në disa raste, mosha aktuale e vajzave nuk është regjistruar si duhet, dmth ato janë të regjistruara si më të mëdhaja se mosha e tyre aktuale.
Mohammad Ali Pourmokhtari në përgjigje të problemit të martesës së fëmijëve në Iran tha: “Sipas ligjit, martesa e fëmijëve është e ndaluar në zyrat e regjistrimit. Përveç kësaj, për ata nëpunës regjistrimi që shkelin ligjin do të vihen detyrime penale. Ata do të pezullohen nga puna. Për fat të keq, martesat e fëmijëve ende regjistrohen në zyra edhe pse është kundër ligjit.
Ligji lejon martesën e një vajzë të re vetëm kur gjykata e miraton. Siç duket, ka 43 mijë martesa fëmijësh nga 10 deri në 15 vjeç dhe se ato janë të regjistruara duke mos qenë aspak në përputhje me ligjin dhe rregulloret ekzistuese (pa miratimin e gjykatës)”.
Shkaku kryesor i martesës së fëmijëve është varfëria dhe papunësia në Iran. Siç thanë disa zyrtarë, shkalla e papunësisë në disa qytete dhe krahina të pafavorizuara arrin nga 30 deri në 40 për qind.