Sot në mëngjes, diktatura fetare dhe terroriste që sundon Iranin ekzekutoi me nxitim tetë individë nën maskën e lidhjeve me ISIS në mënyrë që të hedhë hije mbi skandalet e brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të ekspozimit të atentatit të saj terrorist e kriminal kundër Mbledhjes së Madhe të Iranianëve në Francë.
Tentativa e regjimit iranian për të shpërthyer një bombë në mes të njerëzve të pafajshëm në Francë është krejt e ngjashme me operacionet e ISIS; gjithsesi, pasi një diplomat-terrorist i tij dhe terroristë të tjerë u arrestuan duke mbajtur eksplozivë, regjimi po përpiqet të pretendojë sikur është i larguar nga ISIS me këto ekzekutime në këto rrethana specifike. Është shumë e kuptueshme pse këto ekzekutime u kryen pikërisht pasi Rouhani u kthye nga Austria dhe imuniteti politik i Assadollah Assadi-it, diplomatit terrorist të regjimit, u anullua në atë vend.
Regjimi ka përdorur incidentet që ndodhën papritmas në varrin e Khomeini-it dhe Majlis në Teheran më 7 qershor vitin e shkuar si pretekst për këto ekzekutime. Sot, ka prova shumë të forta se vetë regjimi i kishte organizuar ato incidente apo ishte i përfshirë në to.
Rezistenca Iraniane shpalli më 7 qershor, 2017 që incidente të tilla—qoftë të paurdhëruara apo të shtirura—nuk i sjellin ndonjë dobi Khamenei-it por janë thjesht një përpjekje për të shpëtuar nga pengesat me të cilat po përballet.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
7 Korrik, 2018