Më 7 korrik, 2018, banorët e Borazjan, një qytet në provincën jugore Bushehr të Iranit, dolën në rrugë për të protestuar kundër mungesës së ujit. Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Spitalit të këtij qyteti dhe thirrën ‘Vdekje Diktatorit’.
Demonstruesit që vazhduan protestat e tyre deri pas mesnatës e detyruan të ashtu-quajturin udhëheqës të lutjeve të së premtes të ikte nga njerëzit.
Demonstruesit e zemëruar thërrisnin gjithashtu:
‘Armiku ynë është këtu. Gënjejnë kur thonë se është Amerika.’
‘Nuk duam qeveri të paaftë.’
‘Lëreni Sirinë. Mendoni për ne.’