Departamenti Amerikan i Shtetit Kritikon Regjimin Iranian për Korrupsion

438

Publikuar më 11 dhjetor 2018.

Nga Shahriar Kia

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Regjimin Iranian për korrupsion të shfrenuar të dielën, në Ditën Kundër Korrupsionit, duke thënë se Regjimi Iranian është “plot me hipokritë të korruptuar”.

Departamenti i Shtetit postoi në Twitter: “Sot është Dita Kundër Korrupsionit. Fatkeqësisht, për popullin iranian, qeveria e tij është plot me hipokritë të korruptuar. Merr për shembull Ajatollah Khamenei-n, i cili ka një fond të pataksuar që vlen biliona. Ky i ashtu-quajtur njeri i shenjtë gllabëron pasuri nga minoritetet fetare, e më pas i derdh paratë tek IRGC.”

 

 

Sot është #AntiCorruptionDay (Dita Kundër Korrupsionit). Fatkeqësisht, për popullin iranian, qeveria e tij është plot me hipokritë të korruptuar. Merr për shembull Ajatollah Khamenei-n, i cili ka një fond të pataksuar që vlen biliona. Ky i ashtu-quajtur njeri i shenjtë gllabëron pasuri nga minoritetet fetare, e më pas i derdh paratë tek IRGC

.

Tëitter Ads info and privacy

Në fakt, sipas raporteve të mëparshme, Irani shpenzon biliona dollarë në vit për të mbështetur Gardën Revolucionare (IRGC) dhe militantë të ndryshëm në Lindjen e Mesme, duke përfshirë afërsisht $150 milion në vit për militantët që e mbështesin në Irak dhe rreth $700 milion për Hezbollah.

Ndërsa populli i Iranit detyrohet të bjerë në varfëri për shkak të mos-pagesës së rrogave dhe mungesës së asistencës nga qeveria; në fakt, javët e fundit kanë parë edhe më shumë protesta e greva masive nëpër Iran, me njerëzit që dalin në rrugë për të protestuar ndaj politikave të këqija ekonomike dhe kushteve të rënda të jetesës.

Departamenti amerikan i Shtetit vazhdoi duke dhënë shembuj zyrtarësh të korruptuar të Regjimit Iranian, të cilët kanë vjedhur para publike për t’u bërë bilionerë. Këta shembuj përfshijnë Ajatollahun e Madh Makaram Shirazi, me nofkën “Sulltani i Sheqerit”, i cili “ka bërë miliona duke e përmbytur tregun me sheqer të shtrenjtë të importuar, duke i lënë pa punë iranianët”, dhe Sadegh Mahsouli, një ish oficer i IRGC dhe ministër gjatë presidencës së Mahmoud Ahmedinejad, i cili ka “një aftësi për të fituar kontrata fitimprurëse ndërtimi dhe nafte nga bizneset e IRGC-së”.

 

 

Në përgjigje ndaj @StateDept

Fatkeqësisht, kjo #AntiCorruptionDay (Ditë Kundër Korrupsionit) është një kujtesë për iranianët se qeveria e tyre është plot me hipokritë të korruptuar. Njihuni me Ajatollahun e Madh Makaram Shirazi—Sulltani i Sheqerit. Ai ka bërë miliona duke e përmbytur tregun me sheqer të shtrenjtë të importuar, duke i lënë iranianët pa punë.

 

 

Tëitter Ads info and privacy

Mahsouli, emri i të cilit është sinonim me korrupsionin dhe vjedhjen, ishte një oficer i varfër në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 dhe u bë një nga njerëzit më të pasur në vend në 2005-ën, falë fitimit të disa kontratave të tregtisë së naftës nga kompani të lidhura me IRGC, me ndihmën e mikut të tij të ngushtë Ahmedinejad.

 

Në përgjigje ndaj @StateDept

Këtë #AntiCorruptionDay (Ditë Kundër Korrupsionit), iranianët kanë shumë për t’u dëshpëruar. Qeveria e tyre është plot me hipokritë të korruptuar. Njihuni me Sadegh Mahsouli-n—Gjenerali Bilioner. Seç ka patur një zotësi për të fituar kontrata fitimprurëse ndërtimi e nafte nga bizneset e IRGC-së. Tani, ai vlen biliona.

 

Tëitter Ads info and privacy

Në vitin 2010, SHBA vuri sanksione mbi Mahsouli-n për rolin e tij në shtypjen e protestave të studentëve në vitin 2009, protesta që u bënë ndaj manipulimit të zgjedhjeve që i mundësoi Ahmedinejad-it të mbante presidencën e tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pati thënë në korrik se Mahsouli ishte mes atyre zyrtarëve që ai i konsideronte të ngjashëm me mafian.

Ai tha: “Niveli i korrupsionit e pasurisë së liderëve të regjimit tregon që Irani drejtohet nga diçka që i ngjet më shumë mafias sesa një qeverie. Frytet 40-vjeçare që nga revolucioni kanë qenë të hidhura. Dyzet vjet kleptokraci. Dyzet vjet shpërdorimi të pasurisë së popullit për të mbështetur terrorizmin.”