E diel, 19 Mars 2017
Më 17 mars 2017 zëdhënësit i zyrës së departamentit të shtetit bëri njoftimin e mëposhtëm:
Departamenti i Shtetit ka emërtuar Ahmad Hasan Yusuf-in dhe Alsayed Murtadha Majeed Ramadhan Alawi-n si Terroristë Ndërkombëtarë posaçërisht të përcaktuar (SDGT) sipas Urdhërit Ekzekutiv (OE) 13224, i cili imponon sanksione ndaj personave të huaj që kanë kryer,
ose paraqesin rrezik serioz për të kryer, akte terrorizmi që kërcënojnë sigurinë e shtetasve amerikanë ose sigurinë kombëtare, politikën e jashtme, apo ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Si rrjedhojë e këtyre emërtimeve, personat e Shteteve të Bashkuara janë në përgjithësi të ndaluar të angazhohen në transaksione apo marrëdhënie me Jusufin ose Alawin, dhe të gjitha pronat dhe interesat në prona të Yusuf-it dhe Alawi-t, nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara janë të ngrira.