E shtunë, 18 Mars 2017
Më 9 mars 2017, z McCaul paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve (për vete, për Z. Royce të Kalifornisë, Z. Engel, Znj. Comstock, Z. McClintock, Z. Sessions, Z. Keating, Z. Sherman, Z. Yound të Alaskës, dhe Znj. Judy Chu të Kalifornisë) rezolutën e mëposhtme; e cila i përcillet komisionit për Punët e Jashtme.
REZOLUTA
Dënon Qeverinë e Republikës Islamike të Iranit për masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë dhe bën thirrje për drejtësi për viktimat.
Duke pasur parasysh që për një periudhë 4-mujore në vitin 1988, Qeveria e Republikës Islamike të Iranit kreu ekzekutime masive barbare të mijëra të burgosurve politikë dhe të shumë grupeve që nuk kishin lidhje me politikën;
(1) dënon Qeverinë e Republikës Islamike të Iranit për masakrën e viti 1988, dhe për mohimin e provave të kësaj serie krimesh kundër njerëzimit;
(2) nxit Administratën dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara për të dënuar publikisht masakrën, dhe i bën presion Qeverisë së Iranit për të siguruar informacion të detajuar për familjet e viktimave në lidhje me të dashurit e tyre dhe vendet e tyre të varrimit;