Thursday, March 28, 2024

Maryam Rajavi: Le ta kthejmë Vitin e Ri në vitin e mposhtjes së fashizmit fetar të Velayat-E Faqih në Iran dhe rajon

E martë, 21 Mars 2017

Në një tubim të madh me rastin e Vitit të Ri persian, Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane Maryam Rajavi  uroi të gjithë iranianët në Iran dhe jashtë vendit. Ajo uroi që Viti i Ri të jetë viti i thyerjes së zinxhirëve të regjimit Velayat-e Faqih, kanosës i pranverës së lirisë dhe sovranitetit kombëtar, dështimi i agresivitetit të mullahëve në rajon, dhe viti i çlirimit të njerëzve të pambrojtur të Sirisë nga kthetrat e këtij regjimi brutal.

John Bolton, ish-ambasadori amerikan në OKB; Robert Torricelli, ish-anëtar i Senatit të SHBA; Ish-kryeministri Pandeli Majko; Elona Gjebrea, Zëvendës Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Mediu, deputeti dhe kryetar i Partisë Republikane; David Muniz, Zëvendës Shefi i Misionit të SHBA-së në Shqipëri, Jean-Pierre Muller, kryetari i  Bashkisë së Magny en Vexin, anëtari i ‘Keshillit të provincës së Val d’Oise dhe bashkë-kryetari i Komitetit të kryetarëve të bashkisë të Francës për një Iran Demokratik; Bruno Macé, Kryetari i Bashkisë i  Villiers Adam dhe anëtari i Komitetit të kryetarëve të bashkisë për një Iran Demokratik; si dhe i nderuari, Kryetari i Komitetit Atletic të NCRI, Moslem Eskandar Filabi folën në këtë tubim të madh të mbledhur në Tiranë me pjesëmarrjen e mijëra anëtarëve të PMOI-t.

Maryam Rajavi tha: “Novruzi i popullit iranian vjen një ditë kur të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane përfshirë Farsët, Baluchis, kurdët, arabët, azerbajxhanasit, shiitët, sunitët, të krishterët, hebrenjtë, dhe ndjekësit e feve dhe besimeve të tjera do të mund të jetojnë së bashku në paqe në një shoqëri të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti. Kjo do të jetë një shoqëri ku të gjithë mund të mendojnë lirshëm dhe të shprehin opinionet e tyre, të zgjedhin dhe të promovojnë traditat e tyre politike, të përpiqen për të ndryshuar çdo qeveri që gjykojnë se është kundër interesave të popullit, dhe një shoqëri ku njerëzit të mund të zgjedhin rrobat e tyre pa detyrime e sanksione. “