Sunday, January 29, 2023

Dalin në Dritë Prova të Tjera për Lidhjet e Al Qaeda-s me Regjimin Iranian

Nga një Shkrimtar i Stafit

Një ish-komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian raportohet të ketë thënë se Teherani po bashkëpunon me Al Qaeda-n, raporton Fox News.

Said Qasemi, një zëdhënës, tashmë në pension, për Gardën Revolucionare, ka thënë për Al Arabiya se IRGC ka dërguar ushtarë në mënyrë të fshehtë në Bosnjë-Hercegovinë gjatë konfliktit në atë vend në vitet 1990, nën pretekstin se ishin anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe të Teheranit.

Dyshohet që kjo gjë të jetë bërë në bashkëpunim me një njësi të Al Qaeda-s që operonte në rajon, siç është konfirmuar nga një tjetër zyrtar i IRGC-së, ku këto dy grupe kishin mundësinë të merrnin trajnim të përbashkët armësh, sipas raportit të Fox News.

Raportet e përvitshme të vendeve mbi Terrorizmin, të përpiluara nga Departamenti amerikan i Shtetit vitin e shkuar, përforcuan vlerësimet globale se regjimi i Iranit jo vetëm që ia mundëson Al Qaeda-s të kryejë operacione ndërkombëtare nga brenda kufijve të tij, por gjithashtu “nuk është i gatshëm t’i sjellë përpara drejtësisë anëtarët e lartë të Al Qaeda-s që banojnë në Iran dhe ka refuzuar t’i identifikojë publikisht anëtarët që ka marrë në mbrojtje.”

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar korrikun e shkuar vuri në dukje se “Udhëheqësit e Al Qaeda-s në Iran janë bërë gjithnjë e më të rëndësishëm.”