Shtetasit e dyfishtë britaniko-iranianë nuk duhet të shkojnë në Iran, ka thënë Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Zyra e Jashtme (FCO) i ndryshoi të premten këshillat lidhur me udhëtimet për shkak të “arrestimit arbitrar dhe keqtrajtimit të vazhdueshëm të shtetasve të dyfishtë” nga regjimi iranian.
Këshillat kanë ndryshuar gjithashtu për shkak të lidhjeve të qytetarëve iranianë me institucionet britanike, ka raportuar Sky News.
Shtetasit britanikë, sidomos shtetasit e dyfishtë, përballen me një “rrezik papranueshmërisht më të lartë” të arrestimit arbitrar dhe keqtrajtimit se sa shtetasit e vendeve të tjera, shtoi FCO.
Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha: “Shtetasit e dyfishtë përballen me një rrezik të patolerueshëm keqtrajtimi nëse vizitojnë Iranin. Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar herë pas here raste për ta zgjidhur këtë problem, sjellja e regjimit iranian është përkeqësuar.