Regjimi Iranian këtë javë dënoi tre shkrimtarë iranianë me 18 vite burg gjithsej.
Drejtësia e Regjimit Iranian të mërkurën dënoi Reza Khandan Mahabadi-n, Baktash Abtin-in, dhe Kayvan Bajan-in me 18 vite burg gjithsej.
Dy prej shkrimtarëve, Mahabadi dhe Abtin janë akuzuar gushtin e shkuar në bazë të një kallëzimi të bërë nga Ministria e Inteligjencës në 2015-ën.
Ministria i kishte akuzuar shkrimtarët se kishin “propaganduar kundër regjimit duke nxjerrë një publikim të paligjshëm,” duke iu referuar një pamfleti të brendshëm të Shoqatës së Shkrimtarëve të Iranit (IWA).
IWA të enjten i quajti këto akuzime si “të pavend” dhe “pa bazë,” duke shtuar se provat e paraqitura nga kallëzuesi kundër shkrimtarëve janë edhe më të pavend.