BE Duhet ta Përfshijë Ministrinë e Inteligjencës së Regjimit Iranian në Listën Terroriste

408

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të hënën që ta konsideronin vendosjen e sanksioneve kundër regjimit iranian për shkak të rolit të tij në aksionet terroriste në Danimarkë e Francë.

Ndërmarrja e një politike të rreptë ndaj fashizmit fetar që sundon Iranin është një domosdoshmëri thelbësore për të luftuar terrorizmin shtetëror.

Kështu që Rezistenca Iraniane bën thirrje për futjen e Ministrisë së Inteligjencës e Sigurisë (MOIS) së regjimit në listën e zezë, si një entitet terrorist, dhe për ndjekjen penale të agjentëve e diplomatëve të regjimit, të cilët kanë qenë të përfshirë në mënyrë direkte në komplotet terroriste në Shqipëri, Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkë, përkatësisht në mars, qershor, gusht e shtator 2018. Diplomatët-terroristë dhe agjentët e regjimit duhet të ndiqen penalisht dhe të vihen përpara përgjegjësisë.

MOIS, Garda Revolucionare, dhe Forca Quds e IRGC-së janë sot makineria më e madhe për eksportimin e terrorizmit shtetëror në mbarë botën.

Disa dekada politike paqësimi ndaj diktaturës fetare në Iran, dhe të gjithë stimujt ekonomikë e politikë që kjo politikë i ka dhënë regjimit gjatë viteve të fundit, vetëm sa i ka dhënë guxim regjimit për të çuar më tej eksportin e terrorizmit, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të zhvilluar armë bërthamore.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 Nëntor 2018