Friday, March 29, 2024

Iran: Demonstratë Masive e Punëtorëve

 duke thirrur: Punëtorët e burgosur duhet të lirohen

Punëtorët e zemëruar të fabrikës së Kallam Sheqerit Haft Tappeh dhe të fabrikës së Çelikut në Ahvaz u grumbulluan të hënën, më 19 nëntor, në protestë ndaj arrestimit të një numri të madh punëtorësh të fabrikës së kallam sheqerit.

Në ditën e pesëmbëdhjetë të grevës, pa përfillur masat shtypëse dhe praninë e dendur të forcave represive dhe të policisë, punëtorët e Haft Tappeh bënë demonstratë. Njerëz nga fusha të ndryshme iu bashkuan atyre. Protestuesit thërrisnin përpara zyrës së guvernatorit: Punëtorët e burgosur duhet të lirohen; Frikësimi dhe burgosja nuk funksionojnë më. Duke thirrur me slogane, njerëzit bënin thirrje për lirimin e punëtorëve përpara gjykatës së regjimit.

Në të njëjtën kohë, punëtorët e Çelikut të Ahvazit u grumbulluan përpara zyrës së guvernatorit të provincës në javën e dytë të grevës së tyre, në mbështetje të punëtorëve të Haft Tappeh, duke thirrur: punëtorët e Haft Tappeh duhet të lirohen; Ne, punëtorët e Çelikut, luftojmë kundër shtypjes e tiranisë; Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi; O bashkë-qytetarë të Ahvazit, ta dini mirë, askush nuk kujdeset për Ahvazin.

Për shkak të përshkallëzimit të protestave në Shush e Ahvaz, regjimi nuk pati rrugë tjetër veçse të lironte me kusht një numër të arrestuarish të hënën mbasdite, por punëtorët përsëritën se do ta vazhdonin grevën e protestën derisa të liroheshin të gjithë të arrestuarit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 Nëntor 2018