Bahrein zbulon një ‘Celulë të re Terroriste’, kap 25 anëtarë

396

E shtunë, 04 Mars 2017

 

Bahrein tha të shtunën se ka zbuluar një celulë terroriste dhe ka arrestuar deri tani 25 persona dhe 16 të tjerë të akuzuar në mungesë, raportoi Al Arabiya News Channel

Celula thuhet se ka kryer të paktën gjashtë operacione në brendësi të ishullit të vogël të mbretërisë së Gjirit.

“Celula terroriste planifikonte të vriste forcat e sigurisë në Bahrein me koordinim nga Irani”, thanë burimet e Al Arabiya News Channel.

Po ashtu u gjetën edhe shumë armë, mjete shpërthyese të bëra në shtëpi  dhe municione gjatë kryerjes së operacionit të sigurisë për të arrestuar individët që i përkasin celulës .