Konferencë e mbajtur në Bukuresht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

499

E shtunë, 04 Mars 2017

 

NCRI – Me ftesë të Komitetit të Përfaqësuesve Rumunë të Shoqatës Për një Iran dhe Ashraf të Lirë, të martën 28 Shkurt 2017, u mbajt në Bukuresht, Rumani, një konferencë.

Bashkëdrejtuar  nga Z. Romeo Nicoara, deputet rumun dhe Kryetar i Komitetit të Përfaqësuesve Rumune Për një Iran Lirë, dhe Presidentja e Shoqatës Ashraf ‘znj Anda Abicolisi’, në konferencë morën pjesë një numër aktivistësh politikë dhe të të drejtave të njeriut, figura të opozitës siriane, dhe disa nga pro-PMOI iranianë.

Në fillim të konferencës, Romeo Nicoara përkujtoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe theksoi luftën e vazhdueshme prej pesë dekadash të PMOI-t për liri dhe demokraci, duke thënë se “sot, kjo luftë ende vazhdon në kontekstin e një koalicioni më të gjerë me emrin Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, kryesuar nga zonja Maryam Rajavi, dhe ka për qëllim realizimin e deklaratës prej dhjetë pikash përmbajtja e të cilave është krejtësisht në përputhje me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. “