E diel, 05 Mars 2017
NCRI – Zëdhënësi i qeverisë Rouhani tha në fillim të kësaj jave se për periudhën e ardhshme, buxheti për sigurinë dhe mbrojtjen do të shkojë deri në 128 për qind gjatë pesë viteve të ardhshme.
Mohammad Bagher Nobakht shtoi se buxheti i Iranit për sigurinë dhe ushtrinë u rrit në 86 për qind mes 2013 dhe 2016-ës.
Një javë më parë në Parlament, Nobakht tha: “Në vitin 2013, financimi për mbrojtjen dhe sigurinë ishte 4.9 milion $ dhe ajo që qeveria ofroi për buxhetit e 2017 arriti në 11.2 miliardë $ që do të thotë se qeveria e rriti shifrën në 128%.”