Bahrein: Regjimi i Iranit përgjegjës për sulmin terrorist në tubacion e naftës

547

NCRI – Ministria e Brendshme e Bahreinit deklaroi se regjimi iranian urdhëroi sulmin ndaj një tubacioni të madh të naftës midis Bahreinit dhe Arabisë Saudite më 10 nëntor dhe e quajti atë një “akt sabotimi dhe një akt të rrezikshëm terrorizmi”.

Ministri i Jashtëm i Bahreinit Sheikh Khaled bin Ahmed shkroi: “Përpjekja për të bombarduar tubacionin e naftës Saudite-Bahrain është një përshkallëzim i rrezikshëm i Iranit që synon të trembë qytetarët dhe të dëmtojë industrinë globale të naftës … Irani po na sulmon të gjithëve”.

Shpërthimi, në fshatin Buri, rreth tetë milje në juglindje të Manamas, përfshiu në flakë automjete dhe ndërtesa dhe detyroi autoritetet që të evakuojnë përkohësisht banorët.

Si rezultat i shpërthimit, tubacioni nuk ishte në gjendje të shpërndante 460,000 fuçi nafte (shuma mesatare për një periudhë dy-ditore) në Arabinë Saudite.