Friday, September 20, 2024

Austria Duhet të Anullojë Vizitën e Rouhani-it për Shkak të Përfshirjes së Ambasadës së Iranit në Vienë në Sulmin e Parandaluar Terrorist

 Në të njëjtën kohë me vizitën e Rouhani-it në Vienë, ambasada po përgatiste një sulm terrorist mbi Mbledhjen e Madhe të Iranianëve dhe një masakër të një numri të madh njerëzish të pafajshëm

Assadollah Assadi, një terrorist-diplomat i regjimit iranian në Vienë, ishte organizatori i një sulmi terrorist kundër Mbledhjes së Madhe të iranianëve në Paris më 30 qershor.

Në një situatë të tillë, pritja e Rouhani-it në Austri, e planifikuar për 4 korrikun, do të jetë një njollë mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, që nxit terrorizmin dhe krimin. Kjo pritje është një shkelje flagrante e vlerave mbi të cilat është i bazuar Bashkimi Europian. Ky udhëtim duhet të anullohet.

Sipas një deklarate të përbashkët nga Zyra e Prokurorit Federal dhe Agjensia belge e Sigurisë dhe Inteligjencës, një sulm terrorist me bombë mbi Mbledhjen e Madhe të Rezistencës Iraniane në Paris është parandaluar gjatë fundjavës. Të paktën 6 veta janë arrestuar në lidhje me këtë komplot të planifikuar. Janë konfiskuar gjysmë kile eksplozivë dhe një detonator. Organizatori i këtij sulmi ishte Assadollah Assadi, kreu i stacionit të inteligjencës në Ambasadën e Iranit në Vienë, i cili u arrestua në zonën e pushimit në Autostradën 3 të Gjermanisë. Assadi e ka mbajtur këtë post që nga gushti 2014.

Dy terroristët që kishin fshehur bombën në makinën e tyre janë Amir Sadouni dhe Nasim Noumani, të cilët banonin në Antwerp. Sipas rrëfimeve të terroristëve të arrestuar, Assadi ua kishte dorëzuar pajisjen eksplozive në Luksemburg për ta shpërthyer në mbledhjen e Parisit.

Nëse ky sulm do të kishte ndodhur në tubimin masiv, do të kishte çuar pa dyshim në masakrën e një numri të madh njerëzish të pafajshëm.

Ambasada iraniane në Vienë si dhe Ministria e Jashtme, ministri i jashtëm, ministri i inteligjencës së regjimit iranian dhe Hassan Rouhani janë pa dyshim të përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë incident dhe kanë përgjegjësi për të. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit kërkon zbardhjen e të gjitha detajeve të këtij plani terrorist.

Rezistenca Iraniane bën thirrje për anullimin e vizitës së Rouhani-it dhe Zarif-it, vizita e të cilëve në Vienë është e planifikuar për datën 4 korrik. Të presësh zyrtarët më të lartë të terrorizmit shtetëror në një Shtet Anëtar të Bashkimit Europian – sidomos në të njëjtën kohë me këtë plan të madh terrorist të parandaluar – vetëm sa e nxit regjimin të kryejë edhe më shumë krime e terrorizëm.

Përfaqësia e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani
2 Korrik 2018