Ambasadori i regjimit  Iranian në Irak: Vija e frontit tonë është Mosuli, Libani, Aleppo dhe Siria

365

E hënë, 16 janar 2017

NCRI – Këshilltar i lartë i komandantit Qassem Soleimani i Forcës terroriste Kuds të IRGC, Iraj Masjedi, i cili kohët e fundit është emëruar si ambasador i regjimit iranian në Irak tha se Mosuli, Libani, Aleppo dhe Siria është vija e parë e regjimit.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Mehr më 13 janar, gjenerali i brigadës IRGC Iraj Masjedi, i cili ishte duke folur në përvjetorin e vrasjes së një tjetër Pasdari (IRGC Gardë Revolucionare) në Siri, tha: “Dje vija e parë e luftëtarëve tanë ishte Abadani, Khorramshahri, Mehrani dhe … dhe tani fronti është Mosuli, Libani, Aleppo dhe Siria. “

Më parë, në qershor të vitit 2016, ai kishte thënë se luftimet në Siri dhe Iran nënkuptonin mbrojtjen e kufijtve të Iranit.