Friday, March 29, 2024

Rajoni i Kurdistanit hedh poshtë kërkesën e regjimit iranian për mbylljen e konsullatës saudi në Erbil

E martë, 17 janar 2017

NCRI – Qeveria Rajonale e Kurdistanit (KRG) refuzoi kërkesën e një komandanti të Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit të Iranit, për të mbyllur konsullatën saudite në Erbil duke e quajtur kërkesën ndërhyrje në punët e brendshme të KRG-së.

Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve (SPA), KRG në një deklaratë të hënën, më 16 janar, njoftoi se vendimi për të hapur ambasada dhe konsullata të vendeve të tjera, përfshirë Arabinë Saudite, në Erbil është miratuar në kuadër të ligjeve të rajonit të Kurdistanit dhe Irakut dhe askush nuk lejohet të ndërhyjë në punët e brendshme të rajonit.

Deklarata e KRG-së thekson se nuk është hera e parë që një komandant i IRGC i regjimit të Iranit bën deklarata në lidhje me punët e brendshme të rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe KRG i konsideron deklaratat ndërhyrje flagrante dhe të pajustifikuara në punët e brendshme të rajonit të Kurdistanit dhe i kundërshton fuqimisht ato.