Terrorizmi, arrestimet e shumta, fabrikimi i rasteve dhe eliminimi i të burgosurve janë veglat e regjimit për t’iu kundërvënë kryengritjes
Prokurori kriminel i regjimit klerikal ka akuzuar pesë aktivistë mjedisorë të arrestuar nëntë muaj më parë nga Inteligjenca e Trupave të Gardës Revolucionare (IRGC), për “korrupsion mbi tokë,” duke treguar se dosjet e tyre janë gati për t’iu dorëzuar gjykatës. (Agjensia e Lajmeve e IRGC – 21 tetor). Kjo pavarësisht faktit që gjykata e regjimit i kishte akuzuar më përpara për spiunazh.
Në një zhvillim tjetër, një avokat dhe aktivist mjedisor, Farshid Hakki, është vrarë në mënyrë të dyshimtë më 17 tetor pranë shtëpisë së tij në Kopshtin Faiz të Teheranit, dhe trupi i tij është djegur. Pak ditë pas postimeve të shumta të këtij lajmi në rrjetet sociale, mediat e IRGC, si Tasnim, cituan zyrën e mjekut ligjor duke thënë se shkaku i vdekjes së tij ka qenë vetë-flijimi. Prokuroi i Përgjithshëm Dowlatabadi shpalli më 23 tetor në Teheran se pas transferimit të kufomës tek mjeku ligjor dhe kryerjes së autopsisë, nuk është gjetur asnjë shenjë rrahjeje apo shenja të tjera të dyshimta.
Më pas, mjeku ligjor i refuzoi këto pretendime dhe tha se nuk kishte asnjë koment mbi këtë rast, dhe … çdo gjetje dhe shkaku i vdekjes do të shpalleshin nga gjykatësi i rastit (Agjensia e Lajmeve ILNA – 23 tetor).
Një numër aktivistësh dhe ekspertësh mjedisorë u arrestuan nga Inteligjenca e IRGC-së më 24 janar 2018. Njëri prej tyre, Dr. Kavous Seyed Emami, 64, profesor universiteti dhe ish-drejtor i Agjensisë së Kafshëve të Egra, vdiq dy javë pas arrestimit, nën torturë në Burgun Evin, por regjimi pretendoi në mënyrë të pamend se Emami kishte kryer vetëvrasje.