Raportuesi Special i OKB-së Bën një Raport Dënues për të Drejtat Njerëzore në Iran

431

 Javid Rehman, Raportuesi Special i OKB-së për situatën e të drejtave njerëzore në Iran, ka prezantuar raportin e tij para një paneli të OKB-së në New York të mërkurën, në praninë e Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, ku kritikonte rritjen e numrit të ekzekutimeve dhe shtypjeve brenda Iranit.

Rehman, një akademik ligjor britanik-pakistanez i cili e mori këtë detyrë më herët këtë vit, shpjegoi se gjatë 2018-ës, një lëvizje mbarëkombëtare protestuese që bën thirrje për ndryshim regjimi, të cilën Regjimi është përpjekur ta shtypë, ka pushtuar Iranin. Ai vuri në dukje se këto protesta janë ndezur nga një ekonomi dështuese e cila ka çuar në kushte jetese të papranueshme.

Më pas ai u bëri thirrje autoriteteve iraniane që ta lejonin të vizitonte vendin në mënyrë që ta vlerësonte situatën e të drejtave njerëzore atje përmes intervistave me qytetarë iranianë. Ai tha që kjo gjë do t’i jepte gjithashtu mundësinë të hetonte mbi raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore rreth shkeljeve të të drejtave njerëzore, sidomos ekzekutimeve, torturës, kufizimit te lirisë së mbledhjes, opinionit dhe shprehjes, si dhe rreth shkeljes së të drejtave themelore të minoriteteve fetare dhe etnike, grave, gazetarëve, personave me shtetësi të dyfishtë, dhe të kundërshtarëve politikë. Rehman i bëri thirrje gjithashtu Regjimit Iranian që të punonte me të për të përmirësuar të drejtat e njeriut në iran.

Të Burgosurit dhe Protestuesit

Gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes, Rehman shprehu shqetësim për shumë grupe të burgosur në Iran, duke përfshirë:

  • Tetë aktivistë mjedisorë, të cilët janë mbajtur për tetë muaj pa akuza dhe tani përballen me dënimin me vdekje për “korrupsion mbi tokë”
  • Një numër të pallogaritshëm grash, të cilat janë arrestuar për faktin se kanë protestuar ndaj hixhabit të detyruar, gjë që Rehman e konsideron si shkelje të të drejtave njerëzore dhe të ligjeve ndërkombëtare
  • Të paktën 8,000 personat e arrestuar gjatë protestave të janarit, të cilët janë kërcënuar gjithashtu me dënimin me vdekje